07:16 / 23.04.2021
Maas arrin në Beograd, pritet nga homologu serb
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka arritur në Serbi, pas vizitës zyrtare që kishte në Kosovë. Maas në aeroportin e Beogradit është pritur nga homologu i tij serb, Nikola Selakoviq.
Ai në Prishtinë është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe me ministrene e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Tema të diskutimit ishin vaksinat anti COVID, dialogu Prishtinë-Beograd dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.























