Kroaci, rekord viktimash dhe pacientësh në ventilator për shkak të COVID-19
BKT
Rajoni dhe Bota

Kroaci, rekord viktimash dhe pacientësh në ventilator për shkak të COVID-19

Në 24 orët e fundit u kryen gjithsej 9 890 teste për COVID-19 në Kroaci, nga të cilat 1 797 dolën pozitive, njoftoi sot Ekipi Kombëtar i Përgjigjes COVID-19.

Gjithashtu, në vend u regjistruan edhe 52 viktima për shkak të virusit në po të njëjtën periudhë kohore.

Një total prej 2 263 pacientësh ndodhen në spitale, përfshirë 261 në ventilator.

Numri i të viktimave dhe pacientëve në ventilator në kujdesin intensiv ka tejkaluar shifrat e raportuara të hënën, që ishin tashmë rekord në tre muajt e fundit.

Që nga rasti i parë i pandemisë në shkurt të vitit 2020, 324 833 persona janë infektuar dhe 6 957 kanë vdekur nga COVID-19.

Një total prej 304 546 persona janë shëruar, me 1 847 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht, janë 30 996 persona në vetizolim./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota