Greqi, mbi 3300 raste ditore COVID-19, 92 vdekje në 24 orët e fundit
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, mbi 3300 raste ditore COVID-19, 92 vdekje në 24 orët e fundit

Greqia konfirmoi sot 3 313 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me gjashtë prej tyre të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë,  në vend janë regjistruar gjithsej 337 723 raste COVID-19.

EODY njoftoi edhe 92 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri total i të cilave arrin në 10 179.

Aktualisht, janë 813 pacientë në ventilator në spital, kurse 367 pacientë COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.

Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota