Bëhet thirrje për respektim të masave gjatë festave në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Bëhet thirrje për respektim të masave gjatë festave në Maqedoni

Gjatë festave prioritet duhet të jenë respektimi i masave. Duhet të shmangim turmat, të mbajmë distancë, ndërsa në kisha duhet të mbahen maska mbrojtëse, transmeton Telegrafi

Këto janë disa nga rekomandimet që dje i theksuan kryeministri Zaev me ministrin Filipçe. Zaev bëri thirrje që më 1 maj dhe në festat tjera të jemi në hapësira të hapura dhe të shmangim objektet e mbyllura.

“Gajtë festave që vinë prioritet duhet të jenë respektimi i masave, të shmangim turmat, të mbajmë largësi trupore, të jemi në hapësira të hapura dhe të shmangim objektet e mbyllura dhe grupimet”, tha Zaev.

Zaev pret që edhe liderët fetarë të bëjnë thirrje për respektim të masave në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e qytetarëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota