Ambasadori rus në Serbi nuk e përjashton përfshirjen në dialog
BKT
Rajoni dhe Bota

Ambasadori rus në Serbi nuk e përjashton përfshirjen në dialog

Ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko thotë se Rusia është e përfshirë aktivisht si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe Serbisë. 

Ambasadori rus në Beograd Alexander Bocan-Kharchenko ka thënë se nëse Serbia ua kërkon zyrtarëve rusë përfshirjen në dialogun Kosovë – Serbi, ata do të pranonin.

Bocan-Kharchenko theksoi se Rusia është e përfshirë aktivisht si anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe Serbisë. 

“Palët kosovare dhe serbe mund të jenë të interesuara edhe për ‘shërbime të mira’ të akterëve të jashtëm si të ShBA-ve dhe Rusisë. Ne do të jemi gati për të konsideruar opcionin e asistencës direkte në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nëse një kërkesë e tillë vjen nga partnerët tanë serb”, tha ambasadori rus për mediat serbe.

Alexander Bocan-Kharchenko shtoi gjithashtu se nuk imponojnë ndihmën ndaj askujt nëse nuk u kërkohet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota