14:03 / 30.04.2021
Varhelyi udhëton në Ballkanin Perëndimor
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi njofton vizitën e tij, e cila lidhet me vaksinat e para Covid-19 të financuara nga Bashkimi Evropian që do të arrijnë në rajon.
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se do të bëjë një udhëtim në Ballkanin Perëndimor.
Ky udhëtim lidhet me vaksinat e para Covid-19 të financuara nga Bashkimi Evropian që do të arrijnë në rajon.
Sipas tij, këto doza janë 651 mijë, të cilat do të dorëzohen nga maji deri në gusht për të rritur fushatat e vaksinimit.
























