16:30 / 30.04.2021
Koeman mungon në ndeshjen më të rëndësishme të Barcelonës
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është njoftuar me dënimin pas kartonit të kuq që mori në ndeshjen e djeshme ndaj Granadas, që katalonasit e humbën me rezultat 1:2.
Komisioni ka marrë vendim që ta suspendojë holandezin me dy ndeshje, përcjell Express.
Koeman do të mungojë ndaj Valencias dhe ndaj rivalit direkt për titull, Atletico Madridit.
Aktualisht Barcelona është në vendin e tretë me 71 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë. Atletico Madridi kryeson renditjen tabelare me 73 pikë.























