Vucic: Kroacia poshtëron Serbinë me hapjen e kampit ushtarak në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas tij “nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë”.
“Pse dikush ka nevojë të mburret dhe të marrë pjesë në një mënyrë të tillë. Ata mund të kishin refuzuar KFOR-in, por ata qëllimisht morën një vendim të tillë në mënyrë që të poshtëronin më tej Serbinë. Ne e morëm mesazhin dhe e kuptuam”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, kur u pyet për deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlić Radman, se vendi i tij do të formojë një kamp ushtarak në Kosovë.
Vucic ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira dhe korrekte me të gjithë në rajon dhe veprimet nga Kroacia, sipas tij “nuk janë shprehje e respektit për Republikën e Serbisë”.
Ai pyeti pse dikush kishte nevojë të merrte pjesë në atë, në vend që të refuzonte ofertën e KFOR-it.
“Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë ”stuhi” të reja, masakra, dëbime të popullsisë serbe – mesazhi im është se nuk do të ndodhë. Dhe kur e them këtë, do të thotë se e garantoj atë,” tha ai.
Ministri i jashtëm kroat Radman, gjatë vizitës në Kosovë të enjten, ka paralajmëruar se do të punojë ngushtë me Kosovën që ta ndërtojnë një kamp ushtarak kroat në vend.
Radman është takuar me krerët më të lartë të Kosovës dhe ka thënë se “e përkrahim dialogun bilateral mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpresojmë që të vijnë drejtë një zgjidhje. Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Lindje të Europës”.























