Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Mbi tre mijë qytetarë aplikuan për subvencione për biçikletë në Shkup

Për shkak të interesit të madh për subvencionim të blerjes së biçikletave të reja dhe përmbushjes së mjeteve të parapara, Bashkia e Shkupit njoftoi se thirrja publikuar tashmë është e mbyllur, transmeton Telegrafi.

Thirrja publike u shpall më 19 prill ndërsa aplikimi bëhej onlajn. Që nga shpallja e thirrjes publike deri tani kanë aplikuar 3.057 qytetarë.

“Qytetarët shfaqën interesim të madh për këtë projekt dhe me këtë edhe ndërgjegje të lartë për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Në buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021 për subvencione për biçikleta janë paraparë 8.5 milionë denarë. Gjatë tre viteve të kaluara, Bashkia e Shkupit ndau mbi 10 mijë subvencione për qytetarë që kanë blerë biçikleta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota