Flick tregon çka i tha Nagelsmannit
BKT
Sport

Flick tregon çka i tha Nagelsmannit

Hans Flick mendon se Bajern Munchen ka bërë zgjedhjen e duhur duke afruar Julian Nagelsmann në pankinë pas largimit të tij. Trajneri i bavarezvëe po bëhet gati të festojë titullin kampion me këtë skuadër para se të largohet, me shumë mundësi drejt pankinës së Gjermanisë që do boshatiset nga Joachim Low.

Por ai mendon se klubi ka gjendur një pasardhës që do të bëjë mirë në këtë klub dhe mund të ndërtojë një cikël të jashtëzakonshëm. “Kam një opinion shumë pozitiv për të. Ai është një trajner i mirë. E ka treguar prej kohësh që ka cilësi të jashtëzakonshme” tha  Flick sot në konferencën e sotme për shtyp, transmeton "Vip Sport".

“E kam uruar, i dërgova një mesazh. I shkrova “do të argëtohesh shumë me këtë skuadër””, tregoi trajneri i Bayern në konferencën e sotme. Leipzig i Nagelsmann në dy sezonet e fundit ka qenë kundërshtari më i fortë i Bayern në luftën për titullin kampion.