Maqedoni, regjistrohen 333 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Maqedoni, regjistrohen 333 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 333 pacientë të shëruar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.

Sipas qyteteve në Shkup – 139, Ohër – 43, Kumanovë – 24, Strumicë – 20, Strugë – 14, Prilep – 13, Manastir – 12, Veles – 10, Tetovë, Koçan dhe Kërçovë nga 7, Kavadar dhe Shtip nga 5, Gjevgjeli dhe Negotina nga 4, Gostivari, Vinicë, Bogdanci dhe Makedonski Brod nga 3, Sveti Nikollë dhe Dellçevë – 2, Probishtip, Vallandovë dhe Pehçevë nga 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 153.891, numri i pacientëve të shëruarve është 137.664, numri i vdekjeve është 5.079, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.148.

Më shumë raste aktive me coronavirus ka në Shkup-5.099, Kumanovë-900, Manastir-725.