12 viktima dhe 198 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

12 viktima dhe 198 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.108 teste, nëdrsa janë regjistruar 198 raste të reja me coronavirus, transmeton Telegrafi.

Në Shkup – 76, Kumanovë – 25, Manastir – 11, Prilep – 10, Tetovë – 9, Kërçovë – 7, Strugë dhe Radovish nga 6, Veles, Ohër, Shtip dhe Strumicë nga 5, Vinicë – 4, Negotinë, Resnjë dhe Berovo nga 3, Gostivar, Kavadar, Gjevgjeli, Sveti Nikollë dhe Makedonska Kamenica nga 2, Koçan, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Kratovë nga 1.

Sot janë regjistruar edhe 333 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH gjithashtu njoftojnë se janë konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.891 raste, prej të cilëve 137.664 janë shëruar, kurse 5.079 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 11.148 raste aktive me coronavirus