Vaksinohen mbi 4 mijë persona në Tetovë

Vaksinohen mbi 4 mijë persona në Tetovë

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka njoftuar se për pesë ditë janë vaksinuar mbi 4 mijë persona në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut.

“Inkurajues është fakti që nga dita në ditë rritet numri i personave që paraqiten për vaksinim në Qendrën rajonale në Tetovë. Mos hezito, vaksinohu edhe ti”, ka shkruar ajo.