Arrestohet sulmuesi i Shefield United pas sulmit ndaj një personi
BKT
Sport

Arrestohet sulmuesi i Shefield United pas sulmit ndaj një personi

Sulmuesi i Shefield United, Oliver McBurnie është arrestuar pasi është parë në një video duke e sulmuar një person.

Në një video që po sillet nëpër rrjetet sociale shihet se si McBurnie e sulmon fizikisht një person, i cili sipas të dhënave nga policia është 21-vjeçar, përcjell Express.

Futbollisti i Sheffield United është arrestuar pas publikimit të kësaj videoje.

Sheffield United ka rënë zyrtarisht nga Premierliga, kurse Oliver McBurnie nuk arriti të tregonte asgjë duke mos i justifikuar 19 milionë eurot e shpenzuara për të.

Ai shënoi vetëm një gol dhe bëri vetëm një asist në 23 ndeshje në Premierligë.