Mbyllet pjesa e parë me barazim në “Old Trafford”
BKT
Sport

Mbyllet pjesa e parë me barazim në “Old Trafford”

Ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Leicester Cityt, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 36 në Premier Ligën angleze.

Pas 45 minutave lojë, rezultati në stadiumin “Old Trafford” është i barabartë 1:1, ku të dy golat u shënuan brenda një periudhe prej pesë minutave.

Luke Thomas në minutën e 10’ e kaloi Leicesterin në epërsi, ndërsa pesë minuta më vonë, nga një asistim i Diallos, sulmuesi Mason Greenwood shënoi gol, duke barazuar rezultatin në 1:1.