Pioli i zhgënjyer pas barazimit pas barazimit me Cagilarin
Stefano Pioli është shfaqur i zhgënjyer, pas barazimit të Milanit ndaj Cagilarit, që mund t’i kishte siguruar matematikisht kualifikimin në Champions kuqezinjve për sezonin tjetër.
Pas ndeshjes, tekniku i kuqezinjve, tha se nuk do të ishte dështim nëse skuadra e tij nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve, duke shtuar më tej se janë hedhur themelet e një skuadre fituese.
“Është e kotë të mendojmë për ndeshjen e sotme. Tani të shikojmë dhe të punojmë për Atalantën. Ritmi dhe cilësia nuk ishte në nivelin e performancave të fundit. Duhet të provojmë gjithçka të dielën. Në ndeshjen e sotme, gjithçka kishte kaluar në aspektin e emocioneve dhe ndjesive. Ne e dinim se mund të mbyllnim llogaritë. Kishte pak tension dhe presion. Për të fituar, duhet të luajmë mirë dhe nuk ia dolëm”, tha ai.
“Gjithçka mbyllet të dielën. Kemi bërë mirë deri tani dhe do të përpiqemi ta mbyllim mirë. Është normale që në skuadër ka zhgënjim. Nuk e kemi mundur kurrë Atalantën nën drejtimin tim, ata janë skuadra e vetme që nuk i kam mposhtur”.
“Cagilari ishte më i qetë, pasi e kishte siguruar mbijetesën. Ne krijuam disa raste për shënim, por nuk ishte nata jonë me fat sot.
Ibra? Për ju mund të jetë një problem, por mund t’iu kujtoj se në dy ndeshjet e fundit që ai nuk ka qenë, ne shënuam 10 gola. Ne e morëm Mandzukiçin e morëm si zëvendësues të Ibrës, por ai nuk kishte fat dhe u dëmtua gjithashtu. Sot nuk mendoj se ishte problemi i një qendërsulmuesi, por kishim pak ritëm”.
“Për kampionatin që kemi bërë do të ishte një dështim të mos renditemi në 4 më të mirat në fund. Megjithatë nuk do të ishte një dështim, pasi ne kemi hedhur themelet e një Milani fitues. Gjykimet duhet të bëhen në fund fare”, tha Pioli.























