Seanca të dy komisioneve kuvendore në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Seanca të dy komisioneve kuvendore në Maqedoni

Në Kuvend sot seanca duhet të mbajnë Komisionet për arsim, shkencë dhe sport dhe për çështje evropiane, transmeton Telegrafi.

Në rendin e ditës të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionistë në shkollat fillore dhe të mesme dhe të Ligjin për Byronë për zhvillimin e arsimit, të dy në lexim të parë.

Para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për fondet investuese në lexim të parë dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit në lexim të dytë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota