08:08 / 18.05.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi perëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 13 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 19 deri 27 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe stabil.























