Dimitrov: Vetëm përmes vaksinimit do të mund të kthejmë jetën në normalitet

Dimitrov: Vetëm përmes vaksinimit do të mund të kthejmë jetën në normalitet

Në pikën e vaksinimit në sallën A1 Arena në “Boris Trajkovski” në Shkup sot u vaksinuan zv. kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Fatmir Bytyqi, dhe Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Me këtë rast Dimitrov theksoi rëndësinë e procesit të imunizimit të popullatës. Sipas tij vetëm përmes vaksinimit do të mund të kthejmë jetën në normalitet, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që qytetarët të dinë se edhe ne të cilët gjatë gjithë kohës bëjmë apel për vaksinim, ti qasemi këtij procesi. Ne u vaksinuam në prezencë të mediave për të përcjell porosi tek qytetarët për rëndësinë e procesit të imunizimit”, deklaroi Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministër për çështje evropiane.

Dimitrov foli edhe për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, ku tha se ditëve në vijim pritet angazhim shtesë i Presidencës portugeze me BE-në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.

Dimitrov tha se problemi me Bullgarinë si dhe qeveria teknike atje paraqet problem, por që sipas tij `nuk duhet të humbasim shpresën` dhe se nuk kemi luksin të që heqim dorë.


MË SHUME NGA Rajoni