Zjarr i madh në pyjet greke, evakuohen gjashtë fshatra
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarr i madh në pyjet greke, evakuohen gjashtë fshatra

Autoritetet greke në rajonin Corinth i larguan nga shtëpitë banorët e gjashtë fshatrave, ndërsa zjarrfikësit po i luftojnë zjarret që kanë shpërthyer në pyje me dhjetëra kamionë e 21 mjete fluturuese.

Zjarret shpërthyen të mërkurën në mbrëmje, kurse deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të vdekur. Zjarri nisi në një qendër bregdetare të pushimeve në Gadishullin e Peloponezit, rreth 90 kilometra larg Athinës.

Autoritetet urdhëruan që të evakuohen banorët e gjashtë fshatrave dhe dy manastire në Malet Gerania si masë parandaluese, tha një zyrtar i zjarrfikësve.

Zëdhënësi i policisë, Theodoros Chronopoulos, i tha agjencisë Reuters se rreth 300 persona janë evakuuar, transmeton Gazeta Express.

Reklamë

Zjarrfikësit thanë se mbi 180 pjesëtarë janë duke luftuar me zjarret, të ndihmuar nga 62 kamionë, 17 aeroplanë e tre helikopterë


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota