Rruga e Shkupit për në BE kalon përmes Sofjes
Pas fundjavës së zgjatur, autoritetet e vendit pritet të kënë një javë tejet dinamike për të shqyrtuar detajisht propozimin portugez për zgjidhjen e kontestit që Maqedonia e Veriut e ka me Bullgarinë.
Me këtë, Shkupi zyrtar shpreson të mbaj konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që nënkupton çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, megjithatë një gjë është e sigurt se rruga e Shkupit për në BE kalon përmes Sofjes dhe pa pëlqimin e kësaj të fundit Maqedonia e Veriut nuk mund të shpresoj integrimet evropiane.
Ministri i Jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, bashkë me komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhei, gjatë qëndrimit të premten në Sofje dhe në Shkup, prezantuan zgjidhjet e propozuara për mosmarrëveshjen që kanë dy vendet fqinje, megjithatë opinionit nuk ju dha asnjë detaj, përveç faktit se propozimi nuk ceënon çështjet identitare.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mbrëmë në një debat televiziv në Tv 21 tha se rruga e Maqedonisë për në Bashkimin Evropian kalon nëpër Sofje.
“Është e vërtetë. Vendimi merret me konsensus. Nuk mund të ketë vendim pa miratimin e Bullgarisë. Ne vetëm mund të ëndërrojmë që ky vendim do të merret pa miratimin e Bullgarisë. Kjo nuk mund të ndodhë dhe kjo është arsyeja përse po përpiqemi të bindim miqtë tanë nga pala bullgare se Marrëveshja që kemi ndërtuar ka një bazë të mirë për tejkalimin e mosmarrëveshjeve. Ata kanë nevojë për një garanci shtesë se ne nuk do të ikim nga marrëveshja”, tha Osmani.
Informacionet flasin se në dy javët e ardhëshme pritet të mbahet një takim mes autoriteteve të vendit me zyrtarët bullgarë të qeverisë teknike, ku do të shqyrtohet propozimi i BE-së I cili shteteve do tu dorrëzohet të mërkurën, që me gjasë do të jetë në fokus të takimit që presidentët Pendarovski dhe Radev do ta zhvillojnë në Romë ku po qëndrojnë zyrtarisht.
Paralelisht me zhvillimet, kryeministri Zaev thë të hënën se kryesimi portugëz me BE-së kanë bërë një propozim I cili ka mbajtur llogari për të dyja palët.
“Ka përfshirë edhe palën bullgarë konform rezolutave të tyre për çka mund të bisedojmë më tutje, dhe pikërisht nga këto arsye më herët thësh se pres Bullgaria të njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas”, dekalroi Zaev i cili propozimin portugez e quajti tejet kreativ.
Mediat bullgare kanë raportuar se propozimi është i ngjashëm me atë të diskutuar në Berlin vitin e kaluar, të cilin Sofja fillimisht e pranoi që më pas ta refuzojë. Propozimi i presidencës portugeze shkruajnë mediat bullgare parashikon që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të miratojnë deklarata paralele të njëanshme, ku Maqedonia e Veriut duhet të pranojë që gjuha maqedonase ishte kodifikuar në vitin 1945, por dokumenti nuk përmend origjinën e gjuhës, që sipas mediave bullgare, është lëshimi kryesor.























