Liverpool afron mbrojtësin Ibrahima Konate
BKT
Sport

Liverpool afron mbrojtësin Ibrahima Konate

Pasi siguroi kualifikimin në Champions League, Liverpooli ka nisur të mendojë që tani për merkaton duke bërë goditjen e parë.

The Reds kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Old Trafford të mbrojtësit 22-vjeçar francez Ibrahima Konate, transmeton Super Sport. Liverpool do paguajë 35 milionë euro në arkat e Leipzig, sa është edhe klauzola e lirimit. Marrëveshja është arritur para dy ditësh dhe me hapjen e merkatos, Konate do vishet i kuq. Konate erdhi te Leipzig 4 vite më parë falas, pas mbylljes së kontratës me Sochaux në Francë. Konate ka luajtur 21 ndeshje këtë sezon.