RMV, në dy javët e fundit mbi 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim
BKT
Rajoni dhe Bota

RMV, në dy javët e fundit mbi 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se vetëm në dy javët e fundit ka pasur mbi 100 mijë aplikime për vaksinim, transmeton Telegrafi.

“Më shumë se 100 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim në ueb-faqen vakcinacija.mk, ndërsa numri i përgjithshëm për vaksinim tejkaloi 400 mijë”, tha Filipçe.

Ai inkurajon qytetarët që të paraqiten për vaksinim në mënyrë që të përfundojë pandemia e coronavirusit.

Ndryshe, vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete edhe atë në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota