Për dy lojtarët e Kosovës më të vlefshme pushimet sesa ftesa e Challandes
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj San Marinos dhe Maltës.
Kosova do të luaj fillimisht më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj San Marinos, derisa tri ditë më vonë luan në Austri ndaj Maltës.
Disa nga futbollistët e ftuar do të jenë për herë të parë te Kosova, derisa disa janë rikthime.
Por ka edhe nga ata që nuk kanë mundur t’i anulojnë pushimet e rezervura, të cilat janë për ta më të vlefshme se sa ftesa nga Kosova.
Gazeta Olle merr vesh ekskluzivisht se dy lojtarët që kanë refuzuar ftesën e Kosovës për arsyeje të pushimeve janë Florent Muslija i Hannover 96 dhe Benjamin Kololli i Zurich.
Mesfushori i Hannoverit gjatë muajit mars u ankua për mos ftesë nga Challandes, derisa Olle mëson se ftesa i ka shkuar në klub, por mitrovicasi ka preferuar të pushojë para se të grumbullohet.
Rasti i dytë është ai i Benjamin Kololli i cili vazhdon t’i japë përparësi pushimeve verore para Kosovës.
Sa i përket Kololli kjo nuk është aspak befasi, pasi anësori njëjtë kishte vepruar edhe vite më parë kur nuk ishte grumbulluar për Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Shqiëprisë në Zvicër shkaku i pushimeve.
Pushoni, është mirë të pushoni, por më vonë mos u ankoni.
Gjithsesi shpresojmë që Bernard Challandes të flas publikisht për këta dy lojtarë dhe eventualisht të tjerët të cilët kanë preferuar pushimet para ftesës nga shteti.























