Reja: Kamberi duket se nuk ka dëshirë të luajë për Shqipërinë
BKT
Sport

Reja: Kamberi duket se nuk ka dëshirë të luajë për Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Edi Reja ka folur në një konferencë për shtyp para dy ndeshjeve miqësore kundër Uellsit dhe Republikës së Çekisë më 5 dhe 8 qershor.

Ai ka analizuar situatën brenda ekipit kombëtar ku edhe ka theksuar se ka probleme serioze sa i përket portierëve dhe po ashtu ka bërë të ditur se Kamberi nuk është shprehur shumë entuziast për t’iu bashkuar kuqezinjve.

 “Sigurisht kemi disa probleme sa i përket pjesës së portierëve, pra siç e thatë edhe ju. Si Berisha, ashtu edhe Strakosha kanë pasur probleme fizike. Berisha ka një problem në dorë ndërkohë që Strakosha është duke u rikuperuar dhe ka nevojë për kurim. Sigurisht do të flasim dhe me stafin mjekësorë kur lojtarët janë të gjithë këtu, kur ekipi të grumbullohet në mënyrë që të bëjmë një vlerësim për sa i përket problemeve fizike dhe të shohim gjendjen e tyre. Pastaj, për listën mund të them që mund të jetë definitive pasi të kenë mbaruar edhe ndeshjet e kampionatit shqiptar sot. Do kem mundësi të bëjë një vlerësim në qoftë se më duhet të bëjë ndonjë zëvendësim, qoftë për pjesën e portës. Sa i përket Kamberit, kemi folur me menaxherin e tij, kemi folur edhe me lojtarin dhe nuk kemi marrë ndonjë përgjigje entuziaste, siç duket nuk ka shfaqur ndonjë dëshirë të madhe por thotë se ka edhe probleme fizike”, tha Reja.