Zjarri përfshin klinikën e radiologjisë në spitalin e Shkupit
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarri përfshin klinikën e radiologjisë në spitalin e Shkupit

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së premtes në repartin e radiologjisë në spitalin e Shkupit në Maqedonisë së Veriut.

Flakët kanë qenë me përmasa të mëdha dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve për të nxjerrë të gjithë pacientët nga spitali.

Nga sa raportohet në mediat maqedonase nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale, transmeton A2.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se flakët janë ndezur për shkak të kimikateve që ndodheshin në këtë repartin e radiologjisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota