10:19 / 31.05.2021
RMV, ligji për shtetësi para Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri
Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot është në rend të ditës në seancën e Komisionit për mbrojtje dhe siguri, transmeton Telegrafi.
Parashtruesi i këtij propozimi me procedurë të shkurtuar është Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Për këtë propozim-ligj, opozita shqiptare më herët vendosi ta bllokojë Kuvendin dhe çdo ligj, pasi Qeveria nuk pajtohej me propozimin e tyre.
Por pas disa takimeve në mes përfaqësuesve të opozitës shqiptare (ASH dhe AAA) me përfaqësues të Qeverisë, u arrit marrëveshje që të zhbllokohet Kuvendi dhe të harmonizohen qëndrimet për Ligjin për nënshtetësi.























