16:58 / 01.06.2021
Pas pak në live RTK1, Kosova-San Marino
Pas pak do të nis miqësorja mes Kombëtares së Kosovës dhe San Marinos, raporton RTKLive.com.
“Dardanët” të drejtuar nga trajneri Bernard Challandes do të zbresin në ‘Fadil Vokrri’ përballe skuadrës modeste San Marino.
Kjo miqësor edhe rast i mirë për tekniku zviceran për të parë nga afër cilësitë e disa lojtarëve të rinj.
Para ndeshjes, në një konferencë për media trajneri Challandes deklaroi se “kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe se pret rezultat pozitiv nga të përzgjedhurit e tij duke mos e nënvlerësuar kundërshtarin”.
Ndeshja Kosova-San Marino nis në orën 18:00 dhe do të transmetohet në RTK1. /RTKLive/























