22:54 / 02.06.2021
Koeman pritet të vazhdojë me Barçën
Agjentët e trajnerit holandez besojnë që ai do të jetë në krye të Barcelonës edhe në sezonin e ardhshëm 2021/21.
Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka raportuar që stafi i Ronald Koeman është duke e pritur dritën e gjelbër nga krerët e Barcelonës, që trajneri holandez të vazhdojë edhe një sezon në timonin e “Blaugranëve”.
Thuhet se Koeman nuk e ka planifikuar asnjëherë që të japë dorëheqje nga posti i tij tek Barça, e po ashtu është edhe i lumtur me transferimet e reja.
Barcelona pritet edhe të finalizojë marrëveshjen me ish-mesfushorin e Liverpoolit Georginio Wijnaldum, dhe është në fazën përfundimtare të bisedimeve me sulmuesin Memphis Depay.























