10:33 / 03.06.2021
Sot miqësorja Kosova U21 – Gjilani
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë para se të nisin kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020 për Kombëtaren e Kosovës U21.
“Dardanët” e rinj do zhvillojnë një miqësore para ndeshjes së parë në kualifikuese.
Sot (e enjte), Kosova do të këtë përball skuadrën e Superligës, Gjilani, që drejtohet nga Ismet Munishi.
Kjo miqësore është test i mirë për dy skuadrat, që do mundohen të fitojnë ndeshjen.
Takimi nis në ora 17:30 dhe zhvillohet në “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, Kosova ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian do ta zhvillojë ndaj Andorrës.























