08:14 / 09.06.2021
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite do të ketë reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 15 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 23 deri 30 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe jo stabil. Në disa vende do të ketë reshje të shiut, të shoqëruara me bubullima.























