16:51 / 13.06.2021
Anglia e mposht Kroacinë me epërsi minimale
Në një ndeshje ku ka pasur iniciativën, dominimin dhe rastet, Anglia e ka mposhtur Kroacinë.
Ndeshja e zhvilluar sot në kuadër të Euro 2020 ka përfunduar me rezultat 1-0.
Ka qenë Raheem Sterling ai që në minutën e 57 e ka shënuar golin.
Ndeshja tjetër e grupit Çeki-Skoci, do të zhvillohet nesër.























