13:16 / 14.06.2021
20 persona kanë shkelur orën policore në Maqedoni
Nga mesnata e deri në ora 04:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 20 shkelje të orës policore, transmeton Telegrafi.
Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 108 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.























