09:37 / 18.06.2021
Maqedoni: 413 raste aktive me COVID-19
Në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 413 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 158 janë në Shkup. Në departamentet infektive mjekohen 90 pacientë, prej të cilëve 26 në Shkup, ndërsa 64 në kovid-qendrat në qytetet tjera, transmeton Telegrafi.
Sipas të dhënave të fundit nga MSH, nga 3.529 testime, janë regjistruar 10 raste të reja, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.























