Vucic raporton në kuvend për takimin në Bruksel

Vucic raporton në kuvend për takimin në Bruksel

Presidenti serb Aleksander Vucic është deklaruar i gatshëm të paraqesë një raport për Kosovën, para përfaqësuesve të partive jo-parlamentare, që marrin pjesë në dialogun ndërpartiak.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, ndërsa ende nuk dihet se kur do raportojë para Kuvendit të Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në një deklaratë të kryeparlamentarit Dacic, tha se ky raport është një kontribut në unitetin e përgjithshëm të shtetit.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dihet se kur do të veprojë njësoj, në lidhje me takimin që zhvilloi me Vucic javën e kaluar në Bruksel, raporton GazetaMetro.

Të enjten pritet të mbahet seanca e ardhshme parlamentare, por që në rendin e ditës nuk është askund raportimi i kryeministrit Kurti.

“Pritet që Kuvendi të shqyrtojë rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për të vijuar më pas me shqyrtimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.

Tutje deputetët të enjten do shqyrtojnë edhe rekomandime të tjera si ato për Raportin e Auditimit të performacës, zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve.