Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të ketë edhe vranësira mesatare. Pasdite do të ketë reshje të shiut, të cilat më të rrëmbyeshme do të jenë në pjesët malore, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri 20 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 31 deri 38 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Meteorologët të enjten dhe të premten parashikojnë temperatura deri në 40 gradë celcius.