Abazoviq shkon në Srebrenicë në përkujtim të viktimave
BKT
Rajoni dhe Bota

Abazoviq shkon në Srebrenicë në përkujtim të viktimave

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të marrë pjesë në përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës me 11 Korrik.

Abazoviq viziton shtetin fqinj, pas deklaratave skandaloze që dha ish kolegu i tij në kabinetin e qeverisë malazese, Vladimir Leposavic.

Lajmi u konfirmua nga Sadik Ahmetoviq, ish ministër i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Vitin e kaluar praninë në Srebrenicë e kishte konfirmuar Milo Djukanoviq, president i Malit të Zi, por për shkak të situatës epidemiologjike nuk kishte marrë pjesë.

Një lajm tjetër që ka zemëruar serbët është edhe dhurimi i vaksinave nga Mali i Zi për Forcat e Sigurisë së Kosovës [FSK].

Së fundi, Qeveria e Malit të Zi e ka shkarkuar ministrin Leposavic, i cili e mohoi gjenocidin në Srebrenicë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota