"Lewandowski i Malishevës" shkon në Suharekë
Albion Rrahmani është futbollisti më i ri i Ballkanit. Njoftimin për trasferimin e tij e ka bërë vetë klubi suharekas.
"Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024", ka shkruar Ballkani.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të dashur tifoz
Një ndër futbollistët më të përfolur në sezonin që e lamë pas në ligën e parë ishte Albion Rrahmani,
Me Rrahmanin kemi nënshkruar kontratë për 3 vite të cilin e mban të lidhur deri në vitin 2024.
Paraqitjet mbreslënëse të cilat i ka pasur ne FC Malisheva e kanë bërë qe atij ti vihet pseudonimi “Lewandovski”.
Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar qe Albionin ta sjellim ne klubin tonë.
Urojme që tani Lewandovski I Ballkani-t të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atije personale
Na priftë e mbara Suharekë























