20:06 / 23.06.2021
Spanja deklason Sllovakinë, por tutje shkon si e dyta e grupit
Spanja ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e fundit të grupeve. E ka mposhtur Sllovakinë me rezultat 5-0.
Serinë e golave për spanjollët e nisën sllovakët, kur portieri Martin Dubravka shënoi një autogol të pabesueshëm në minutën e 30-të.
Aymeric Laporte, Sarabias e Ferran Torres shënuan edhe tre gola të tjerë.
Serinë e golave e mbylli prapë një sllovak. Juraj Kucka shënoi autogol në minutën e 71-të, duke bërë që ndeshja të mbyllet 5-0.























