Danilovski: Kemi situatë të gjelbër stabile me koronavirusin
BKT
Rajoni dhe Bota

Danilovski: Kemi situatë të gjelbër stabile me koronavirusin

Momentalisht, kemi një situatë të gjelbër stabile, e cila mund të lëvizet lehtë dhe të shqetësohet, nëse nuk jemi vigjilentë, thotë epidemiologu Dragan Danilovski.

“Vaksinimi masiv është shpëtimi i vetëm nga mutacioni i ri indian i coronavirusit, i njohur si delta, i cili shumë shpejt mund të vijë dhe të përhapet tek ne. Të rinjtë janë faktori më i madh i rrezikut për transmetim dhe ata duhet të vaksinohen sepse duke u shoqëruar ata mund të përhapin virusin i cili është shumë më ngjitës dhe vështirë të njihet sepse duket si një ftohje e rëndë.

Viti shkollor duhet të fillojë në kohë, me të gjitha protokollet për mësimin e fëmijëve me prani fizike në mënyrë që të përdorin motin e ngrohtë, sepse ne nuk e dimë se çfarë na pret nga tetori”, vlerëson Danilovski ne emisionin '25 minuta'.

Aktualisht, në Maqedoni numri i rasteve aktive është 228.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota