Gjoba për 471 shoferë për vozitje të shpejtë
Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00 në kuadër të kontrollit të përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionim të automjeteve të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë sanksionuar 471 shoferë.
Prej tyre, kumtuan sot nga MPB-ja, 78 automjete kanë lëvizur me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, dhe nëntë automjete lëviznin me më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Shumica e sanksioneve u shqiptuan në territorin e SPB Kumanovë-84, më pas nga SPB Ohër-67 …
Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë në ditët në vijim. Ata u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe e komunikacionit.























