18:55 / 28.06.2021
Bilanci në Greqi, 8 viktima dhe 362 raste të reja me COVID-19
Greqia ka regjistruar 362 raste të reja me COVID-19.
Kjo e hënë ka sjellë sërish një rritje të infektimeve në krahasim me të dielën.
Ndërkohë 8 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Shifrat janë optimiste në Greqi, por sërish vendi fqinj kërcënohet nga varianti Delta.
Dy qendrat kryesore të infeksioneve vijojnë të mbeten dy rajonet më të rëndësishme, Atika dhe Selaniku./bw























