Besiktas s`heq dorë nga Dzeko
BKT
Sport

Besiktas s`heq dorë nga Dzeko

Skuadra kampione e Turqisë, Besiktas, nuk heq dorë nga Edin Dzeko.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë nisur bisedimet me verdhekutë për të arritur te kartoni i futbollistit, transmeton Super Sport. Trajneri Jose Mourinho i ka kërkuar klubit roman të mos e shesë lojtarin, kontrata e të cilit me kryeqytetasit përfundon në qershor të vitit 2022, por paga e lartë e lojtarit ka detyruar drejtuesit e italianëve të mos e përjashtojnë shitjen e 35-vjeçarit në rast se paraqitet oferta e duhur.