13:58 / 30.06.2021
Abazi i mungon Prishtinës në përballjen me Ferencvaros
Njëri nga futbollistët më në formë, Leonit Abazi nuk do të mund t’i ndihmojë Prishtinës në dy ndeshjet ndaj kampionit hungarez, Ferencvarosit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Mungesën e tij e ka konfirmuar vet trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani në emisionin “Euro Kampionët”.
“Leonit Abazi na mungon. Ka një dëmtim në gjurin e djathtë dhe nuk do të bëhet për këto ndeshje” – ka thënë trajneri i Prishtinës.
Leonit Abazi i mungojë kampionëve të Kosovës edhe në dy ndeshjet e fazës preliminare në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Prishtina ndeshjen e parë ndaj Ferencvarosit e zhvillon më 6 korrik si mysafire, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”.























