Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit-Park Kombëtar
BKT
Rajoni dhe Bota

Maqedonia e Veriut shpall Malin e Sharrit-Park Kombëtar

Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut 66 deputetë miratuan ligjin që një pjesë e malit të shpallet park kombëtar.

Mali i Sharrit nga sot është zyrtarisht park kombëtar.

Mali i Sharrit është parku i katërt kombëtar në Maqedoni, pas Mavrovës, Pelisterit dhe Galiçicës, dhe i pari pas pavarësisë së vendit. Kjo hap mundësinë për mbrojtje të organizuar të mbi 60 mijë hektarëve, që përfshin 30 fshatra.

Për disa dekada kjo zonë po përballet me shpyllëzimet, gjuetinë e paligjshme dhe zgjerimin e ndërtimeve.

Lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve rrjedhëse, ato që janë ndërtuar tashmë do të vazhdojnë të punojnë dhe shteti njoftoi se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me kompanitë që kanë filluar tashmë procedurë për të marrë leje për të njëjtin qëllim, që heqin dorë nga ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota