Greqia hap pikën kufitare të Kapshticës
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqia hap pikën kufitare të Kapshticës

Greqia ka hapur në të dyja anët kufirin me Shqipërinë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të siguruara pranë Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit të qarkut të Korçës.

Burimet nga ana tjetër thanë se të gjithë shqiptarët që do të kalojnë nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj duhet të jenë të pajisur me formularin PFL si dhe të kenë realizuar 72 orë përpara tamponin.

Të gjithë personat që janë të pajisur me formular dhe tampon mund të kalojnë normalisht në shtetin helen. Pra, do të lejohen të hyjnë drejt Greqisë të gjitha kategoritë e mjeteve si shërbim taxi, mjete të tonazhit të rëndë por edhe  shtetasit me leje qëndrimi, shtetas grekë apo evropianë të tjerë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota