Danimarka dhuron 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Danimarka dhuron 1 milion vaksina për Ballkanin Perëndimor

Danimarka do t`i dhurojë 1 milion vaksina të kompanisë AstraZeneca vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ka qenë ministri i Punëve të Jashtme, Jeppe Kofod, ai që ka thënë se donacioni është pjesë e vaksinave AstraZeneca, të cilat nuk janë pjesë e programit të tyre të përgjithshëm të vaksinimit.

Konkretisht nga ky donacion, përfiton Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

''Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë e cila është e rëndë për komunitetet atje dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksina.”,  shkruan ministri në Twitter. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota