13:37 / 02.07.2021
Mbërritën në Shkup 10 mijë vaksina “AstraZeneca” si donacion nga Kroacia
Në konferencën e përbashkët me ministrin kroat për Punë të Jashtme, Gordan Grliq, Filipçe tha se kanë biseduar për gjendjen epidemiologjike. Kanë folur për përvojat, parashikimet dhe për planet në periudhën e ardhshme.
Ministri Radman tha se me donacionin e sotëm, Kroacia tregon vendosmëri dhe gatishmëri për ndihmë konkrete për fqinjët më të afërt në mënyrë që të tejkalohet luftimi i pandemisë.
“Angazhimi ynë nuk përfundon këtu. Qeveria kroate në mbledhjen e djeshme mori vendim për të dhuruar 20 mijë vaksina shtesë në Maqedoni”, tha Radman.























