Gaber: Shqipëria nuk duhet të mbetet peng i mosmarrëveshjeve dypalëshe
Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane në Maqedoninë e Veriut, Kalinka Gaber deklaroi gjatë zhvillimeve të think-tank të Procesit të Berlinit, se Shqipëria nuk duhet të mbetet peng i mosmarrëveshjeve dypalëshe në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
“Ne duhet t’i kujtojmë bashkëbiseduesit tonë sa i rëndësishëm është kushtëzimi. Maqedonia e Veriut ka përmbushur të gjitha kriteret për fillimin e bisedimeve të pranimit’, ravijëzoi Gaber.
Sipas saj, si kurrë më parë mbështetja për BE-në në Maqedoninë e Veriut nuk ka rënë nën 75%. Gaber nënvizoi në fjalën e saj, mbështetja është në një rekord të ulët prej 59%.
Ajo thotë se ky është rezultat i strategjisë së paqartë të BE-së ndaj vendit dhe rajonit në tërësi.
Procesi i Berlinit
Synimi i Procesit është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor (Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) dhe të çojë drejt integrimit të tyre në unionin evropian.
Deri më tani, ka përfunduar faza e parë e uljes në tryezë për gjashtë vendet e Ballkanit, për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe problemet mes tyre.
Procesi u krijua për shkak të bllokimeve dhe rezervave që kishte BE-ja kundrejt vendeve të rajonit.
Ajo çfarë pritet nga kjo mbledhje e fundit mbi Procesin e Berlinit, është mbështetja për rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, më herët është bërë me dije se mesazhi i këtij takimi do të jetë “Pajtohuni”.
Ky i fundit, një adresim direkt mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, i cili së paku ka rifilluar, shkruan AlbanianPost.























