Ramadani: I dimë pikat e forta të Ferencvarosit, synojmë golin
Kryetrajneri i Prishtinës Zekirija Ramadani, ka thënë se klubi i tij i ka të njohura pikat e forta të Ferencvarosit.
Ai ka mbajtur konferencë shtypi para gazetarëve hungarez.
"E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta", tha Ramadani.
Ai ka theksuar se skuadra vendase e Ferencvarosh është favorit absolut para përballjes së nesërme.
"Por, ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë, kam besim të plotë në futbollistët e mi, duke besuar shumë në rezultat pozitiv, duke u bazuar që rivalët e nesërm kanë një trajner të ri duke shpresuar që mos të ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti", theksoi Ramadani.
Në insistimin e gazetarëve se me çka nënkupton me rezultat pozitiv se në çka konkretisht mendon ai, Ramadani tha:
Gjithsesi me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë nesër është të shënojmë një gol. Dhe, duke i besuar shumë mbrojtjes sime, dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do të ia vështirësojmë shumë punët”.























